Super vetura Brabus AMG E 63

Kompania e famshme e përditësimit të veturave, Brabus ka zbuluar veturën e saj me të cilën do të marrë pjesë në panairin e veturave në Gjenevë.

Brabus ka filluar me Mercedes-AMG E63 të cilën kjo kompani e ka modifikuar duke e bërë atë një super veturë luksoze me katër dyer. me një motor të modifikuar rendë, 4.0 litërsh V8 biturbo që prodhon 789 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Me modifikimet nga Brabus, E63 S mund të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për më pak se tre sekonda, 0.4 sekonda më shpejt se sa modeli standard, e atë maksimale mbi 300 kilometra në orë.

Brabus do ta zbulojë E63 S me ngjyrë të zezë e interier të zi me të kuqe me 6 mars në panairin e veturave në Gjenevë.

About Afrim Tepelena