Terroristi që vrau 49 persona në xhami, inspirohet nga këngët çetnike serbe (VIDEO)

Terroristi që vrau 49 persona në xhami, inspirohet nga këngët çetnike serbe (VIDEO)

Në një shkëmbim zjarri në dy xhami në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re, sipas informacioneve të fundit nga mediat lokale, të paktën 49 vetë u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën. Një sulmues i armatosur hapi zjarr në Xhaminë e Al Noorit në Zelandën e Re, në qytetin e Christchurch. Sulmuesi identifikoi veten si Brenton Tarrant (28) nga Grafton në Australi. Ai e transmetoi live sulmin e tij vdekjeprurës në Facebook, por video më pas u hoq.

Në fjalimin e tij, ai e përshkroi veten “vetëm si një burrë i zakonshëm i bardhë”. Ai tha se ai vjen nga klasa punëtore, nga një familje me të ardhura të ulëta dhe se vendosi ta bënte këtë për të siguruar të ardhmen për popullin e tij. Terroristi i ka thënë policisë se ka kryer sulmin për “uljen e normës së emigracionit në vendet evropiane”, shkruan news.com.au, transmeton zeri.info. Ndërsa sipas Daily Mail, sulmuesi hyri në veturë i maskuar dhe tha: “Le të fillojë ahengu”.

Në makinën që e drejtonte drejt xhamisë ai dëgjonte muzikë popullore dhe ushtarake. Mjetin e parkoi pranë skenës së sulmit. Ai mori armën dhe qëndroi në derën e përparme të xhamisë dhe qëllonte të gjithë ata që lëviznin.

Në disa raste ai qëndronte mbi njeriun e plagosur, e mbushte armën përsëri dhe pastaj e qëllonte për vdekje. Tarrant pastaj iku me makinë, por shpejt u arrestua.

Në videon që është publikuar nga Daily Mail dëgjohet se si  derisa ai shkonte me makinë drejt xhamisë, në makinë dëgjonte këngë çetnike, e cila përmend Radovan Karaxhiçin. Përveç kësaj, ky terrorist gdhendi në armët e tij disa emra të figurave historike që luftuan kundër ushtrisë osmane. Interesante, mes tyre janë të shkruara dy figura me çirilicë(alfabet serb)  –emri i vojvodës malazez Marko Miljan Popoviq dhe princit serb Stefan Lazar./Zeri

Related Articles