Trajneri i Genk nuk shqetësohet për Zhegrovën: Nëse do, le të largohet

Trajneri i Genk nuk shqetësohet për Zhegrovën: Nëse do, le të largohet

Edon Zhegrova duket se nuk do t’i mungoj aspak skuadrës së Genk, të paktën sipas deklaratave të trajnerit të skuadrës. Zhegrova kishte udhëtuar të martën mbrëma drejt Basel për të kryer testet mjekësore në mënyrë që të kompletojë transferimin e tij nga Genk në superligën e Zvicrës. E trajneri i Genk, Philippe Clement duket se këtë lajm e ka pranuar me shumë inat, pasi ka kritikuar qasjen e Edonit, duke thënë se nuk na duhen lojtarët që nuk janë këtu me zemër. “Kam eksperiencë me lojtarët e rinj dhe disa nuk kanë fare durim. Për fat të keq, në këtë kategori bën pjesë Edoni. Ai mendon se duhet të kishte luajtur më shumë minuta gjatë këtyre gjashtë muajve” ka thënë Clement, transmeton lajmi.net. “Ne do të donim të punonim me të. Kemi parë progres tek ai në këto gjashtë muaj. Por, nëse ai do, mos të paraqitet në stërvitje, le ta lë grupin dhe të braktis tifozët” ka thënë ndër të tjerash trajneri i skuadrës belge. Kujtojmë se me Basel kanë pasur sukses edhe lojtarët tjerë me prejardhje nga Kosova, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e disa të tjerë. Shpresojmë që fatin e tyre ta ketë edhe Edon Zhegrova dhe të bind ndonjë skuadër më të madhe.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.