Turp ju qoftë…!

Turp ju qoftë!!
Besoj se të gjithë e pamë çmendurinë e radhës që ndodhi ditën e sotme!
Kërkohet të hiqet një këngë nga teksti i klasës së parë për arsye se ka fjalë të huaja në të, më saktësisht aty është fjala: “Mashallah” dhe e cila na qenka fjalë e huaj!! Fjala është për këngën “Dy dele treqind pare”, këngë me të cilën jemi rritur gjeneratë pas gjenerate. Të gjithë e dimë se fjala Mashallah është nga pasurimet që i janë bërë gjuhës sonë të ëmbël shqipe dhe e cila jo vetëm se përdoret ne fjalorin popullor por edhe është e evidentuar në Fjalori-in e gjuhës së sotme shqipe.
Për fat të keq, të njëjtëve nuk ju pengojnë çoroditë që ju imponohen nxënësve me përkatësi 98% Islame, si tekstet me përmbajtje komplet krishtere në disa libra të shkollës fillore! Më poshtë po ju sjellim vetëm 2-3 shembuj nga libri “Follow me 1” për klasën e lll-të ku këndohet për krishtlindjet dhe ku ju ofrohet nxënësve fotografia e Nënës me libër(Bibël) me kryq!!! O Zot! Na kthjell se vërtetë jemi çoroditë tejmase!

About admin