VIDEO: KUSHDO QË U SHET TË MITURVE DUHAN DHE ALKOOL DO TË NDËSHKOHET

Nuk do të guxojë më askush të dërgojë fëmijë për të blerë cigare apo alkool në market.

Asnjë personi nën moshën 18 vjeçe nuk do t`i jepen këto dy produkte, bazuar në urdhëresën e nënshkruar nga ministri i Tregtisë e industrisë, Endrit Shala.

E kush do ta bëjë këtë, do të gjobitet nga 1 mijë deri në 10 mijë euro. Në mungesë të zbatimit të ligjit, që ua ndalon shitjen e duhanit dhe alkoolit personave nën moshën 18 vjeçe, ministria e Tregtisë nxori urdhëresë, që obligon inspektoratin për zbatimin e nenit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, që duhet ta ndalojë këtë dukuri.

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, tha se kontrollet nga inspektorati do të shtohen për ta zbatuar këtë urdhëresë.

Shala thotë se ka kërkuar nga Inspektorati qendror që të bashkëveprojë me ato komunale, në mënyrë që duhani e alkooli mos t`u shiten fëmijëve.

Ai thekson se të gjitha pikat e shitjes do të dënohen në përputhje me ligjet në fuqi.

Sipas ligjit, dënimet për ata që vërtetohet se u kanë shitur duhan dhe alkool personave nën moshën 18 vjeçe, është 1 mijë deri në 10 mijë euro.

 

About admin

Leave a Reply