Xhibrili ka vdekur!

“Ti po humb kohë duke u falur çdo herë pesë herë në ditë, agjëron një muaj të plotë, po i kufizon vetes gjërat, nuk konsumon mish derri”, etj.

Ai prifti vazhdonte t’i thoshte:

“Nëse dëshiron të shpëtosh, mjafton të besosh se Zoti e dërgoi birin e Tij të vetëm në botë dhe më pas ka vdekur për shkak të mëkateve tua e ti do të shpëtosh. Beso se Zoti ka zbritur në tokë dhe ka vdekur për shkak të mëkateve tua! Besoji kësaj dhe do të futesh në parajsë!”

Ky prift çdo ditë i shkonte këtij plaku dhe i përsëriste të njëjtat fjalë, saqë ia vështirësoi jetën këtij plaku, ngase nuk mund të shpëtonte lehtë prej tij dhe gjithnjë mendonte se si do të shpëtonte prej tij.

Plaku gjithnjë mendonte si t’ia bënte, derisa Allahu e udhëzoi për një ide të shkëlqyeshme. Ai e ftoi një prej ndihmësve të tij duke i thënë:

– “Kur të vjen prifti i krishterë tek ne të nesërmen, qëndro pak pastaj eja tek unë dhe më pëshpërit diçka në veshin tim”.

Të nesërmen prifti erdhi si zakonisht, u ul pranë plakut dhe niste rrëfimin e tij të përditshëm duke u orvatur ta konvertonte plakun musliman. Pas një kohe i erdhi ndihmësi i plakut dhe i pëshpëriti diç në vesh ashtu siç i kishte thënë.

Plaku nisi të qante me të madhe. Prifti donte të dinte se për çfarë po qante plaku.

Prifti: – Ç’ndodhi?

Plaku musliman: – Nuk dua të flas tani për këtë.

Prifti: – Qetësohu o plak dhe më njofto çfarë ka ndodhur?

Plaku musliman: – Nuk mundem, është një çështje madhore -. Ai vërtet qante.

Prifti: – O plak! Na thuaj për këtë çështje madhore se nervat nisën të më tensionohen.

Plaku musliman: – Më erdhën lajmet pikëlluese. Engjëlli Xhibril ka vdekur!

Prifti i krishterë nisi të qeshte me ironi duke i thënë: – A je i çmendur? Engjëjt nuk vdesin o plak musliman!

Plaku i tha: – Nëse unë jam i çmendur vetëm pse thashë se engjëjt vdesin, a thua si qëndron puna me atë që thotë se Allahu, i Cili i ka krijuar engjëjt, ka vdekur?

Këtë tregim e përcolli Shejh Ahmed Didat (Allahu e mëshiroftë!) në një prej ligjëratave të tij. /krenaria.com/

About admin