Zagreb, shpallen fituesit e garës së 25-të Ndërkombëtare të leximit të Kuranit

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, mbrëmë u shpallën fituesit e Garës së 25-të Ndërkombëtare në leximin e Kuranit, e cila u mbajt nga 27 deri më 29 shtator në hapësirat e Qendrës Islame në Zagreb, ku u mblodhën një numër i kosiderueshëm i hafizëve të rinj nga një numër vendesh të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendi i parë në kategorinë e leximit të Kuranit, Hivzit, i takoi Mousa Madfaa nga Palestina, në kategorinë e Hivzit në 15 xhuze, vajzës Samiiro Nor Moalim nga Finlanda, në kategorinë 5 xhuze i pari u radhit Ahmed Alili nga Kroacia ndërsa në kategorinë Tilavet, Kazem Azar Pira nga Irani.

Garat e sivjemë ndërkombëtare e leximit të Kuranit në Zagreb mblodhi 73 garues nga 42 vende, të cilët garuan në 4 kategori, para të cilëve ishte Komisioni i ekspertëve, me në krye imamin e Zagrebit, hafiz Aziz Alili.

Organizatori i këtij eventi, kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Kroaci, Myftiu Aziz Hasanoviç u tha besimtarëve të mbledhur se “shpirtin e besimtarëve nuk mund ta rifreskojë dhe ta plotësojë sikur Kur’ani”, duke shtuar se “Të gjitha begatitë janë aty ku është Kurani dhe ata që e lexojnë”.

“Manifestimi tre ditor të cilin e ndoqëm, në mes të Evropës, dërgon mesazhin e qartë: se ne jemi muslimanët që askujt nuk i frikësohemi këtu, përveç Zotit të Madhërishëm; se ne jemi muslimanët që promovojmë paqen; se ne jemi muslimanët që promovojmë bashkëjetesën; ne jemi muslimanët që ia duam të mirën Evropës”, ka thënë muftiu Hasanoviç.

Ai theksoi se “begatia në vendet evropiane do të jetë për aq sa në to muslimanët lexojnë Kuranin, nëse ata dhe Kurani zhduken, do të humbet dhe begatia nga këto hapësira”.

Në garat e leximt të Kuranit dje në Zagreb morën pjesë lexues nga rajoni dhe një numër të vendeve evropiane, Kanadaja, Egjipti, Irani, Omani, Sudani, Jemeni. Malajzia, Mozambiku, etj.

About Afrim Tepelena

Leave a Reply