Zgjidhje e lirë dhe natyrale për problemet me sinusin dhe dhimbjen e kokës

Harrojini përfundimisht prodhimet farmaceutike, sepse 2 përbërës të lirë dhe natyral, mund të zgjidhin problemet tuaja me sinusin dhe dhimbjet e kokës!
Ditët e ftohta mund të bëhen tepër të mundimshme për të gjithë ata që vuajnë nga infeksioni i sinusit. Dhimbjet e kokës, gjithashtu janë shoqërues të sinusit dhe shpesh edhe ilaçet më të forta nuk ju ndihmojnë t’i tejkaloni. Prandaj është më mirë të ktheheni tek metodat natyrore për të lehtësuar dhimbjen, në vend të produkteve kimike.
Një aleat i mirë në këtë luftë është kjo recetë që ju sugjerojmë më poshtë:
Përgatitja e përzierjes:
Për këtë pije shëruese, rekomandohet xhinxher i freskët, i grirë në rende ose në copa të vogla, i përzier me gjysëm litre uthull molle, pastaj vendoseni në një shishe dhe mbajeni për dhjetë ditë në temperaturën e dhomës.
Kur të ketë kaluar disa kohë, mund ta hapni shishen dhe të thithni erën e përzierjes, për pesë minuta, disa herë në ditë.
Aroma e djegies dhe erës së fortë kuron sinusin dhe dhimbjen e kokës
kuzhinashqiptare.com

About admin